Për herë të parë në Maqedoni realizohet intervenimi i Hiperhidrozës (mbidjersitjes) nga mjekët Spitalit Klinik të Tetovës

Kirurgët torakal pranë Spitalit Klinik Tetovë, javën e kaluar për herë të parë përfunduan intervenimin duke aplikuar metodë të re me të cilën te pacientja është parandaluar djersitje e tepërt.

Mënyra më e re e intervenimit paraqet procedurë të ndryshme kirurgjike nga praktika e tanishme në pjesën e sistemit nervor me qëllim të ndalojë djersitjen e tepërt.

“Kirurgët torakal specialist nga Spitali Klinik Tetovë kryen intervenimin e parë të hiperhidrozës, që do të thotë djersitje e tepërt. Operimi është kryer me metodën prerjes me ndihmën e simpatektomisë minimale invazive. Pacientja me hiperhidorza pas intervenimit nuk kishte simptoma të djersitjes dhe u kthye në jetën normale”, informojnë nga Spitali Klinik në Tetovë.

Për intervenimin mjekët kanë këshilla të ekspertëve dhe edukim nga mjekët në Spanjë.