Në Repartin e Urologjisë të IPSH Spitalit Klinik Tetovë (dr. A. Berisha, prof. dr. A. Izairi, dr. A. Asani, dr. I. Emini, dr. S. Bozinovska, Dr. E. Elezi, dr. F. Deari), me ndihmën e ekspertëve nga Kl. e Urologjisë në Shkup (prof. dr. S. Saidi) më 13. 10. 2023 me sukses realizuan edhe rastin e tretë të CISTEKTOMISË RADIKALE me derivacion të BRICKER-it. Kjo ndërhyrje kirurgjike llogaritet në ato më specifiket në urologji. Brenda dy viteve me ndihmën e ekspertëve nga Kl. e Urologjisë në Shkup (prof. dr. Skender Saidi-t) inplementuam dhe standardizuam 7 procedura urologjike bashkohore (1-cystektomia radikale. 2-nefrektomia radikale laparoskopike, 3-Ureteronefrektomia radikale lap. , 4-resekcioni i cistës renale lap., 5-Ligatura e vv. spermatike lap., 6-biopsioni i prostatës, 7-nefrostoma perkutane. Gjithsesi ky sukses nuk do të realizoheshte pa ndihmën e anesteziologëve dhe stafit të mesëm mjekësor.