loader image
Kërko
Close this search box.

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

Официјално лого на ЈЗУ Клиничка болница Тетово

SPITALI KLINIK

TETOVË

Në Repartin e Kirurgjisë Urologjike të Spitalit Klinik të Tetovës, për herë të parë është kryer me sukses intervenimi kirurgjik i varicocelës në rrugë laparoskopike

  1. Ballina
  2. »
  3. Uncategorized @sq
  4. »
  5. Në Repartin e Kirurgjisë Urologjike të Spitalit Klinik të Tetovës, për herë të parë është…

Në Repartin e Kirurgjisë Urologjike të Spitalit Klinik të Tetovës, për herë të parë është kryer me sukses intervenimi kirurgjik i varicocelës në rrugë laparoskopike. Në kirurgjinë moderne, qasja laparoskopike e mjekimit të kësaj sëmundje paraqet “standard të artë” duke e krahasuar atë me procedurat tjera kirurgjike. Nga tani, ky lloj intervenimi iu mundësohet pacientëve edhe në Repartin e Kirurgjisë Urologjike në Tetovë, falë angazhimit të drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës dhe Ministrit të Shëndetësisë, të cilët mundësuan që ky Repart të pajiset me aparaturën më të re laparoskopike. Intervenimit iu nënshtrua një djalosh i moshës 17 vjeçare i cili vuante nga varicocela, sëmundje kjo e cila më së shumti i prek djelmoshat në periudhën e adoleshencës dhe e pamjekuar në kohë mund të shpie deri te steriliteti primar mashkullor. Të nesërmen, pacienti u lëshua për mjekim shtëpiak, në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Operacionin e realizoi ekipi mjekësor si në vijim: Prof. dr Asim Izairi (kirurg-urolog), Dr Erzen Elezi (kirurg-urolog), Dr Florin Deari (kirurg-urolog), Dr Qenan Karemani (anesteziolog-reanimatolog), Zoran Perovski (teknik i diplomuar mjekësor) dhe Gojart Demiri (teknik i diplomuar mjekësor).

 

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print

Lajmet e fundit

Galeri