loader image

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

Официјално лого на ЈЗУ Клиничка болница Тетово

SPITALI KLINIK

TETOVË

Takimi i punës me drejtorin e Spitalit Universitar “Çanakkale Onsekiz Mart” në kuadër të programit Erasmus+

  1. Ballina
  2. »
  3. Lajme
  4. »
  5. Takimi i punës me drejtorin e Spitalit Universitar “Çanakkale Onsekiz Mart” në kuadër të programit…

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe drejtori organizativ, Blerim Osmani u takuan me zëvendës drejtorin e Spitalit Universitar “Çanakkale 18 mars”, z. Ibrahim Demir

Në takim u bë prezantimi I të dy institucioneve dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim si në trajnim të stafit mjekësor ashtu edhe vizitave të ndërsjella dhe këmbimi i përvojave.

Zëvendës drejtori Ibrahim Demir shprehu falënderimet e sinqerta për mikpritjen dhe atë që e bënë të ndihet si në shtëpi dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Drejtori Ilir Demiri shprehu falënderimet për vizitën e zëvendës drejtorit, përgëzoi atë për përzgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit 18 mars në ÇanakKale, Prof dr. Ramazan Cuneyt Erenoglu si dhe shprehu gatishmërinë për vizitë në ÇanakKale javëve në vijim për konkretizim të bashkëpunimit.

Vizita u realizua në kuadër të programit Erasmus+.





Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print

Kërko

Lajmet e fundit

Galeri