Reparti i sëmundjeve infective në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës funksionon me ambulancë dhe njësi spitalore ku trajtohen pacientet e shtruar. Pacientët referohen në ekzaminime ambulantore nga mjekët amë ose vijnë me iniciativën e tyre nëse mjekët amë nuk janë në dispozicion.
Qëllimi i ambulances dhe ekzaminimeve ambulantore është diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve infective akute ose kronike. Në lidhje me shkaktarin bëhet fjalë për sëmundje të etilogjive të ndryshme, virale, bakteriale, parazitare, dhe në lidhje me cilin nga sistemet e përfshira trajtohen sëmundjet e SNQ, më së shpeshti meningjiti, meningoencefaliti, infeksionët e rrugëve të poshtme dhe të sipërme të frymëmarrjes nga ana e intoksikimit me GIS, diarreja, infeksionet parazitare të zorëve, zoonozat, infeksionet urinare, pacientët me hepatit viral, akut ose kronik.