loader image

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

Официјално лого на ЈЗУ Клиничка болница Тетово

SPITALI KLINIK

TETOVË

Për spitalin

  1. Ballina
  2. »
  3. Për spitalin

Misioni

ISHP SPITALI KLINIK Tetovë, është institucion publik shëndetësor që krahason veprimtarinëspecialistiko-konsultative dhe veprimtarinë shëndetësore spitalore të një spitali të përgjithshëm dhe aktivitetin shëndetsorë i një spitali klinik në fushën e urologjisë, neurokirurgjisë, ortopedisë dhe traumatologjisë, sëmundjet e syve, sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit, neonatalogjisë, psikijatrisë, neurologjisë dhe onkologjisë.
Spitali ofron shërbim shëndetësor cilësore në rajonin e komunës së Tetovës deri në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, duke ofruar shërbime shendetsore për një popullsi prej rreth 300.000 banorësh.
Në Spitalin Klinik IPSh realizohet veprimtari edukativo-arsimore dhe aftësim profesional i punonjësve shëndetësorë në fushën e mjeksisë, farmacisë, stomatologjisë, trajnim i personelit mjekësor sekondar dhe aftësim profesional i bashkëpunëtorëve shëndetësore.

Misioni është ofrimi i kujdesit shendetësor cilësor dhe gjithëpërfshirës. Ne e bëjmë këtë nëpërmjet:

  • Sigurimit të diagnozës të saktë, trajtimit të duhur, dhe përmirësimit të shëndetit të pacientëve, si dhe shpëtimit të jetëve.
  • Duke përmirësuar vazhdimisht nivelin e shërbimeve tona.
  • Mbrojtja e sigurisë të pacientit dhe përfitim i besimit.

Respekt reciprok, pashkëpunim dhe mundësi për zhvillimin e stafit, pajisja me pajisje moderne dhe sigurimi i hapësirës përkatëse, janë tiparet kryesore të politikës së spitalit tonë për të siguruar përkushtim të plotë për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, jetës dhe dinjitetin e pacientëve.

Vizioni

IPSh SPITALI KLINIK, Tetovë, të rritet në qendër klinike universitare me shërbime të ofruara  në kujdesin shëndetësor terciar, që do të përdorë përparimet më të fundit në mjekësi, duke përdorur pajisjet më të sofistikuara mjekësore për të ofruar shërbime shëndetësore nga i gjithë rajoni veriperëndimor i Maqedonisë.

IPSh SPITALI KLINIK, Tetovë, të rritet në qendër klinike universitare i cili krahas ushtrimit të veprimtarisë specialistiko-konsultative dhe spitalore do të kryejë veprimtari specialistiko-konsultative në fushat të caktuara të mjekësisë, në të cilen do të kryhet veprimtari arsimore, specializime të punonjësve shendetsore dhe veprimtari kërkimore-shkencore.

Si qendër klinike do të kryejë shërbime shëndetësore që kërkojnë trajtim shëndetësor ekspert, organizativ dhe teknologjik kompleks dhe multidisiplinor në fusha të caktuara të mjekësisë, duke ndërtuar dhe zbatuar kritere eksperte doktrinore mjekësore në fushën e saj dhe duke ofruar asistencë eksperte-metodologjike për institucionet shëndetësore nga ana përkatëse e mjekësisë.

100000
Kontrollet dhe shërbimet e kryera
30
Operacionet e kryera
500
Ekzaminimet ambulatore
100
Pacientët e trajtuar

Qëllimet

Rritja nga një spital klinik në një qendër klinike universitare, duke ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor terciar, ne disponojmë me staf shumë profesional dhe i shërbejmë popullatës nga i gjithë rajoni veriperëndimor, me pajisje moderne të spitalit, rritje të buxhetit, kontaktimin e donatorëve për pajisjen e spitalit, uljen e kostove, barnat, analizat, shkurtimin e numrit mesatar të ditëve spitalore, miratimin e doktrinës së trajtimit si dhe shpërblimin e duhur të punonjësve.

Historia e IPSH Spitalit Klinik Terovës

Me Vendim të Kuvendit të Komunës së Tetovës nr. 01-13680 nga data 29.12.1965 të bashkuara në një subjekt juridik:

- Shtëpia shëndetësore i Tetovës,
- Institucioni për kujdesin shëndetsorë Tetovë,
- Spitali i përgjithshëm i Tetovës
- Barnatorja e qytetit Tetovës,
- Stacionet shëndetësore në f. Zherovjan, Tearc, Zhelinë dhe barnatorja në Tearcë.

29 Dhjetor 1965

Institucioni shëndetësor “Qendra Mjekësore”-Tetovë është themeluar nga Kuvendi i Komunës së Tetovës me vendim të US. Nr. 10/66 me datë 31.01.1966

31 Janar 1966

Deri në vitin 2005 , ky institucion shëndetësor ka funksionuar me emrin “Qendra Mjekësore” – Tetovë.

Deri në vitin 2005

Nga 1 Janari 2006, ISHP “Qendra Mjekësore” – Tetovë është ndarë në dy subjekte juridike dhe ato:
- ISHP Spitali i Përgjithshëm Tetovë
- ISHP Shtëpia e Shëndetit Tetovë

01.01.2006

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë së R.M nr.10-17285/6, prej datës 04.07.2008 JEPET LEJA për vazhdimin e ISHP Spitali i Përgjithshëm Tetovë për të fonksionuar si Spital Klinik i Tetovës.

07.04.2008

Me vendim të R.M nr.19-2200/1 në datën 15.04.2008, vendim i marrë në datë 21.08.2008, ISHP Spitali i Përgjithshëm Tetovë transmetohet dhe themelohet si Spitali Klinik.

15.04.2008

Me vendimin nr. 30220080002008 prej datës 22.04.2008 ISHP Spitali Klinik Tetovë është i regjistruar në regjistrin qendror.

22.04.2008