Mjekësija Fizikale dhe Rehabilitimi është një specialitet që aplikon metoda dhe procedura të ndryshme që synojnë: Parandalimin, trajtimin, diagnostikimin dhe rehabilitimin e çrregullimeve fizike dhe funkisonale të sistemit kockor-muskulor, nervor dhe kardiovaskular.
Qëllimi I terapisë fizike dhe rehabilitimit është:
- Reduktimi ose eliminimi i dhimbjes tek pacienti
- Rritja e funksionalitetit të sistemit muskulor skeletik(kontrak dhe spazma)
- Përmirësimi i tonit të muskujve dhe forcimi i muskujve
- Krijimi i modeleve korekte të lëvizjes tek pacientët ( fëmij, të ritur) që kan nevojë për të.
- Veprim parandalues në zhvillimin e sistemit kockor-muskulor tek fëmijët që jan nën ndikimin e faktorëve të ndryshem të brendhëm dhe të jashtëm (trashëgimia, qëndrim i dobët, qëndrimi i dobët, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik) çojnë në nlë shqetësim të statikës së shtylles kurizore dhe shfaqjen e deformimeve – skoliozës ose skifozës.
Mjekësija fizike dhe rehabilitimi mbulon shumë fusha të mjeksisë si p.sh Ortopedi, Traumatologji, Reumatologji, Neurologji, Pediatri dhe çrregullimet metabolike si diabeti dhe osteoporoza.
Kur devendoset diognoza e sëmundjes, planifikohet trajtimi fizik i duhur pacientit me aplikimin e procedurave fizike. Cila procedurë është e përshkruar varet nga dhimbja dhe gjendja e pacientit.
Procedurat fizike që i përdorim janë:
- Elektroterapija: rrymat e diodes, rrymat galvanike, rrymat interferenciale – Ky është aplikimi I rymës me një frekuencë dhe intensitet të caktuar, I cili arrin heqjen e dhimbjes, ëjntjen, shërimin e kyçeve, forcimin e muskujve.
- Krioterapia dhe terapia termike (rrezet infra të kuqe dhe garzë parafine)
- Magnetoterapi – Elektrostimulim – Masazh manual – Hidroterapi
- Kineziterapia ( gjimnastikë mjekësore) gjimnastikë korrigjuese – pra ushtrime speciale që forcojnë një grup të caktuar muskujsh, të cilat korrigjojn deformimin, rrit lëvizjen në nyje.
Fizioterapia aplikohet në 20-30 procedura me kohëzgjatje të ndryshme, që varet nga mosha dhe gjendja e pacientit.
Qëllimi përfundimtarë i terapisë fizike është të rrisë dhe përmirsojë funksionimin e pavarur dhe cilësine e jetës së pacientit.