ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Hapëm zyrtarisht ambulancën në Kodër të Diellit

 

Sot, me kënaqësi të veçantë, hapëm zyrtarisht ambulancën në Kodër të Diellit, një hap i rëndësishëm që erdhi pas kërkesës së Ski-Qendrës për ta vënë në funksion këtë shërbim, i cili ka qenë jo funksional që nga koha e pandemisë COVID-19.

Bashkë me Drejtorin e ski Qendres z.Abdylgani Aliji realizuam këtë hap, që do të sigurojë asistencë shëndetësore për vizitorët dhe skiatorët gjatë këtij sezoni dimëror.

Falënderojmë Drejtorin që e pranoi ftesën tonë dhe që bëri të mundur këtë rikthim të rëndësishëm. Nga sot, ambulanca do të jetë e hapur për të gjithë deri në përfundimin e sezonit turistik!

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print