ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Renovimi i Plotë i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës

Spitali Klinik i Tetovës ka përfunduar renovimin e plotë të Rrepartit të Pediatrisë, duke krijuar kushte më të sigurta, moderne dhe dinjitoze për pacientët më të vegjël.
Reparti tashmë është i pajisur me aparaturë bashkëkohore për analiza të gjakut, duke mundësuar ekzaminime të shpejta dhe të sakta brenda repartit, duke reduktuar nevojën për lëvizje dhe duke rritur sigurinë gjatë procesit të diagnostikimit dhe trajtimit të fëmijëve.
Ky investim është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit, nën udhëheqjen e drejtorit Erzen Elezi, për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët, me fokus të veçantë tek fëmijët tanë.

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print