Sot, Spitali Klinik i Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën e Infermierëve, Teknikëve, Akusherëve dhe Infermierëve Stomatologjikë, ishin nikoqirë të aktivitetit vjetor përkujtimor kushtuar motrave medicinale.
Drejtori i spitalit, dr.spec. Erzen Elezi, mbajti një fjalim rasti ku përshëndeti mysafirët e pranishëm dhe theksoi rëndësinë e rolit dhe përkushtimit të motrave medicinale në sistemin shëndetësor.
Ky aktivitet u realizua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën humane, profesionale dhe të palodhshme të motrave medicinale, të cilat çdo ditë janë pranë pacientëve duke ofruar kujdes, mbështetje dhe profesionalizëm.






