Ditë historike për Spitalin Klinik të Tetovës!
Sot shënuam një moment të rëndësishëm për institucionin tonë, me ndarjen e 145 vendimeve të punës. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe për krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe gjithë Pollogut.
Urime të gjithëve për këtë angazhim të ri! Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në ushtrimin e profesionit tuaj. Me përkushtim dhe profesionalizëm, së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një spital më të fortë dhe më cilësor.






