Ndërhyrjet kirurgjikale të kataraktës (perdes) do të bëhen në Spitalin Klinik të Tetovës – rifillon punën salla e oftamologjisë
Pas një pauze prej disa muajsh, pas riparimit të defektit të aparatit për fakoemulsifikim, pajisjes me mikroskopin e ri dhe furnizimit me materialet e nevojshme të përkohshme për ndërhyrjet kirurgjikale të kataraktës (perdes), sot ka rifilluar punën salla e oftalmologjisë dhe ajo ka marrë sërish gjallëri.
Ju lutemi pacientëve për durim — do të thirren për ndërhyrje sipas rendit të pritjes.
Një falënderim i madh për ekipin dhe për drejtorin për mbështetjen e pakushtëzuar!






