ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Spitali Klinik i Tetovës pranoi donacion prej 4.1 milion denarësh nga Kisha e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Vonshme në Maqedoni

Me shumë mirënjohje, njoftojmë pranimin e një donacioni bujar prej 4.1 milion denarësh nga Kisha e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Vonshme në Maqedoni, dedikuar për repartin e pediatrisë.
Ky donacion ka mundësuar pajisjen e repartit me:
✅ Ehokardiograf
✅ EKG
✅ Holter
✅ Spirometer
Falë kësaj ndihme, do të përmirësohet ndjeshëm kujdesi dhe diagnostikimi për fëmijët, duke ofruar shërbime më cilësore dhe efikase.
Falënderojmë thellësisht donatorët për mbështetjen dhe solidaritetin e tyre. Ky gjest dëshmon se bashkëpunimi dhe humanizmi janë forca që ndërtojnë të ardhmen tonë të përbashkët.
Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print