Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Spec. Agim Berisha, sot priti në një takim ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari, duke e informuar për punët që po realizohen brenda 100 ditëshit te parë të qeverisjes së re. Drejtori njoftoi ministrin për përmirësimin e kushteve të spitalit, ku përfshihet montimi i 5 ashensorëve të rinj (+1 për montim), si dhe sanimi i kulmit të bllokut internistik dhe rinovimi dhe futja ne funksion e arhivës elektronike. Këto investime janë të rëndësishme për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin.




















