Ju njoftojmë se laboratori biokimik pranë IPSH Spitalit Klinik të Tetovës u akreditua nga ana e Institutit për Akreditim të RMV-së sipas standardeve ndërkombëtare MKC EN ISO 15189:2022. Ky akreditim është dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe saktësisë në fushën e analizave biokimike.
Falënderojmë të gjithë stafin tonë për përpjekjet dhe përkushtimin e tyre të palodhur dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.







