Rubrikë e re – “Këndi i Mjekëve”
Me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, kemi kënaqësinë të prezantojmë një rubrikë të re në faqen tonë zyrtare: “Këndi i Mjekëve”.
Kjo hapësirë është menduar si një platformë informative dhe afruese, ku mjekët tanë do të ndajnë mendimet, përvojat dhe këshillat e tyre mbi tema të ndryshme nga fusha e mjekësisë dhe shëndetit.
Qëllimi ynë është të afrojmë hapsirë ku profesionistët tanë ofrojnë informacione të dobishme për kujdesin ndaj shëndetit dhe të nxisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit në jetën e përditshme.
Ju ftojmë të na ndiqni rregullisht dhe të përfitoni nga përvoja dhe njohuritë e mjekëve tanë.
Me respekt,
Fllanza Jusufi Saliu – Psikologe dhe koordinatore e rubrikës “Këndi i mjekëve”.






