Në këtë ditë të veçantë, Spitali Klinik i Tetovës shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjitha motrat medicinale, heroinat e përditshme të kujdesit shëndetësor.
Me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm, ju jeni shtylla kyçe e sistemit tonë shëndetësor. Falë punës suaj të palodhur, pacientët ndihen të sigurt dhe të përkrahur çdo ditë.
Ju falënderojmë për zemrën dhe shpirtin që vendosni në çdo veprim, për durimin dhe përkujdesjen që u jepni çdo pacienti, për sakrificat dhe përkushtimin që shpesh mbeten të pavërejtura, por që janë të pazëvendësueshme.
Gëzuar 12 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Motrave Medicinale!
Me respekt dhe mirënjohje,
Spitali Klinik i Tetovës






