ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Pranim i pajisjeve të reja në Repartin e Urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës

Sot, në Repartin e Urologjisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës, është bërë pranimi zyrtar i pajisjeve të reja mjekësore, të cilat do të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e shërbimeve për pacientët me patologji urologjike.

1. Donacion nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme:

  • Aparat për thyerjen e gurëve në kanalet urinare

  • Aparat për ndërhyrje kirurgjikale në uretër

2. Investim vetanak nga Spitali Klinik i Tetovës:

  • Aparat EHO për biopsi të prostatës

  • Aparat për ndërhyrje kirurgjikale në prostatë dhe në kanceret e fshikëzës urinare, me teknologji bipolare

Ky investim i rëndësishëm pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë e trajtimit dhe efikasitetin e procedurave urologjike në këtë repart, duke ofruar kujdes më të avancuar dhe më të sigurt për pacientët.

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print