Gëzim dhe ngjyra për fëmijët në spital – 1 Qershori u shënua me dashuri
Me rastin e 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në hapësirat e repartit pediatrik u organizua një aktivitet simbolik dhe i ngrohtë me qëllim që t’u dhurohet buzëqeshje dhe pak dritë fëmijëve që ndodhen nën kujdes spitalor.
Nën moton “Të vegjël në moshë, por të mëdhenj në buzëqeshje”, fëmijët patën mundësinë të takojnë një personazh të dashur me kostum, si dhe të marrin paketa simbolike të përgatitura me dashuri.
Përveç personelit mjekësor dhe administrativ, në aktivitet u përfshinë edhe prindërit, të cilët u shprehën emocionalisht mirënjohës për këtë iniciativë që krijoi një atmosferë më të ngrohtë dhe më humane në një ditë të veçantë për më të vegjlit.











