ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Deklaratë zyrtare e Spitalit Klinik të Tetovës

Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:

  1. S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës,
  2. T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit,
  3. R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit,
  4. O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit.

Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.

Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente.

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print