ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

DEMANT ZYRTAR

IPSH Spitali Klinik Tetovë informon opinionin publik se Konkursi publik për punësimin e 28 mjekëve për specializim privat, i shpallur më 08.04.2025, si dhe korrigjimi i publikuar më 09.04.2025, është pezulluar përkohësisht me Vendim nr. 02-1357/3, datë 12.08.2025.
Kjo masë është marrë për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve lokale, dhe në përputhje me rregullat dhe rekomandimet për respektimin e procesit zgjedhor. Procedura e konkursit do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe të gjitha proceseve të lidhura me to.
Spitali Klinik Tetovë mbetet i përkushtuar për transparencë dhe informim të drejtë të qytetarëve dhe kandidatëve të interesuar.
Nga: IPSH Spitali Klinik Tetovë
Data: 13.08.2025
Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print