Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:
- S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës,
- T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit,
- R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit,
- O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit.
Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente.






