ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Spec. Agim Berisha, ka nënshkruar kontratën për modernizimin e infrastrukturës së rrjetit kompjuterik dhe komunikimit të brendshëm

 

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Spec. Agim Berisha, ka nënshkruar kontratën për modernizimin e infrastrukturës së rrjetit kompjuterik dhe komunikimit të brendshëm, me qëllim rritjen e efikasitetit teknologjik dhe përmirësimin e shërbimeve për stafin dhe pacientët.

Punimet pritet të fillojnë në ditët në vijim dhe do të përfshijnë:

• Infrastruktura e re kryesore e rrjetit optik
• Instalimi i pajisjeve të reja rrjetore, të cilat mundësojnë menaxhim të avancuar, rrjet të qëndrueshëm dhe rrjet të dhënash me kapacitet prej 10 gigabitësh
• Vendosja e pajisjeve rrjetore për shpërndarje më të sigurt dhe më të shpejtë të të dhënave dhe trafikut të internetit në të gjithë objektin
• Përmirësimi i kushteve në dhomën e serverëve, siguri maksimale rrjetore dhe kibernetike, performancë e lartë
• Riorganizimi i rrjetit për të siguruar mbulim të plotë dhe funksionalitet optimal në të gjitha repartet dhe njësitë e spitalit

Ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt digjitalizimit të shërbimeve, mbrojtjes më të mirë të të dhënave dhe rritjes së cilësisë së komunikimit të brendshëm.
Me këtë investim, spitali ynë forcon themelet për një institucion shëndetësor më modern, më efikas dhe teknologjikisht më të avancuar.

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print