Sot në Spitalin Klinik të Tetovës realizuam me sukses tre ndërhyrje kirurgjikale për thyerjen e gurëve në ureter.
Falë aparaturës së re të siguruar nga menaxhmenti i spitalit, tani kemi mundësi të ofrojmë trajtim më efikas dhe më pak invaziv për pacientët që vuajnë nga gurët në kanalet e ureterit.
Ky është një lehtësim i madh për pacientët dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve urologjike në rajon.
Shpresojmë të vazhdojmë me këtë trend pozitiv të përmirësimeve teknologjike dhe prezantimeve të metodave të reja mjekësore, në shërbim të shëndetit të qytetarëve.









