Njoftim
Spitali Klinik – Tetovë informon opinionin publik se në kuadër të repartit të Kirurgjisë Maksilofaciale është vënë në funksion aparati i ri Digjital Panoramik – Ortopantomograf (Carestream).
Përdoruesit e shërbimeve që ofron Ortopantomografi: incizimi panoramik dhe i pjesshëm i dhëmbëve si dhe rrezet X të nyjeve temporomandibulare, përveç pacientëve të repartit të Kirurgjisë Maksilofaciale, mund të jenë të gjithë qytetarët e Tetovës që posedojnë sigurim shëndetësor.
Gjithashtu, të gjithë pacientëve do t’u mundësohet diagnostikimi i incizimeve me rreze X dhe trajtim i duhur nga ana e specialistëve që punojnë në repartin e Kirurgjisë Maksilofaciale.






