NJOFTIM
IPSH Spitali Klinik Tetovë njofton qytetarët dhe të gjithë vizitorët se me datë 27.09.2025 (e shtunë) do të realizohet asfaltimi i një pjese të parkingut të spitalit.
Për këtë arsye, lusim të gjithë që:
• Të lirojnë rrugën dhe hapësirat përpara objekteve të spitalit,
• Të mos parkojnë automjetet në zonën ku do të kryhen punimet,
• Të respektojnë udhëzimet e shërbimit teknik dhe të sigurisë gjatë kohës së asfaltimit.
Këto masa janë të nevojshme për të mundësuar punime të shpejta dhe të sigurta. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
IPSH Spitali Klinik Tetovë






