ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Përkushtim në çdo hap, shërbim për çdo qytetar

Në çdo hap dhe në çdo punë synimi ynë është i njëjtë, t’ua lehtësojmë jetën pacientëve dhe qytetarëve. Veprat tona janë dëshmia më e mirë.

Spitali i Tetovës po transformohet në një hapësirë moderne dhe funksionale për të gjithë vizitorët, pacientët dhe stafin mjekësor. Parkingut i është dhënë pamje e re dhe cilësore, duke lehtësuar qasjen dhe krijuar kushte më të mira për çdo ditë.

Një ndërhyrje kyçe ka qenë sanimi i rrjetit atmosferik nëntokësor, një problem që ka shkaktuar vështirësi për vite me radhë, veçanërisht pranë ndërtesës internistike dhe ndërtesës kirurgjikale. Sot, ky sfidë është tejkaluar plotësisht, dhe hapësirat e spitalit ofrojnë kushte të sigurta, funksionale dhe dinjitoze për pacientët dhe stafin.

Këto përmirësime janë një hap konkret drejt një spitali më të mirë dhe të qëndrueshëm, ku çdo investim ka për qëllim të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të përmirësojë përvojën e qytetarëve dhe pacientëve. Puna vazhdon, me projekte të reja që sjellin ndryshime reale dhe prekshme në jetën e komunitetit.

 

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print