ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Me përkushtim për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore, nën udhëheqjen e Dr.Erzen Elezi, Spitali Klinik i Tetovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga mërgimtari në Zvicër, me prejardhje nga fshati Shemshovë, Daut Fazliji.
Donacioni përfshin një sërë pajisjesh mjekësore dhe ndihmëse si ashensor për pacientë me rripa përkatës, karroca invalidore, rollatorë, shtretër spitalorë, paterica si dhe pajisje të tjera përcjellëse, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Drejtori Erzen Elezi ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë gjest human, duke theksuar se kontributet e mërgatës janë një vlerë e madhe për avancimin e sistemit shëndetësor dhe një dëshmi e lidhjes së fortë me vendlindjen.

Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print