Sot, në Repartin e Urologjisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës, është bërë pranimi zyrtar i pajisjeve të reja mjekësore, të cilat do të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e shërbimeve për pacientët me patologji urologjike.
1. Donacion nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme:
-
Aparat për thyerjen e gurëve në kanalet urinare
-
Aparat për ndërhyrje kirurgjikale në uretër
2. Investim vetanak nga Spitali Klinik i Tetovës:
-
Aparat EHO për biopsi të prostatës
-
Aparat për ndërhyrje kirurgjikale në prostatë dhe në kanceret e fshikëzës urinare, me teknologji bipolare
Ky investim i rëndësishëm pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë e trajtimit dhe efikasitetin e procedurave urologjike në këtë repart, duke ofruar kujdes më të avancuar dhe më të sigurt për pacientët.










