ЈАВНА ЗДРАВСТВЕНА УСТАНОВА

КЛИНИЧКА БОЛНИЦА

ТЕТОВО

INSTITUCIONI PUBLIK SHËNDETËSOR

SPITALI KLINIK

TETOVË

Spitali ynë me standarde bashkëkohore ushqimore dhe Hallall-HACCP

Institucioni shëndetësor publik Spitali Klinik Tetovë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve sa i përket ushqimit për pacientët e hospitalizuar. Për herë të parë do bëhet servimi e shpërndarja e ushqimit të gatshëm, sipas standardeve bashkëkohore të higjienës dhe sistemit Hallall-HACCP.
Pacientët tashmë do të marrin ushqim të gatshëm të sjellë çdo ditë në spital, nën mbikëqyrje profesionale dhe në përputhje me standardet më të larta të pastërtisë dhe kontrollit të cilësisë. Ushqimi do të jetë i balancuar sipas nevojave të tyre shëndetësore, dhe pacientëve do t’u ofrohen 3 vakte ushqimi në ditë, mëngjes, drekë dhe darkë të përgatitura me kujdes dhe standarde të larta sigurie ushqimore.
Prej vitesh, pacientët shum herë kan marë ushqim nga shtëpia për shkak të mungesës së kushteve të përshtatshme për përgatitje brenda institucionit. Tani, përmes kësaj zgjidhjeje të realizuar me përkushtim nga menaxhmenti i spitalit po ofrohen kushte më bashkohore si ne spitalet tjera te vendit .
Përveç pacientëve, me këtë shërbim do të përfshihet edhe personeli kujdestar, i cili gjatë orarit të punës do të ketë mundësinë të përfitojë ushqim të njëjtë në cilësi dhe standard, duke kontribuar kështu edhe në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për institucionin tonë. Të ofrojmë ushqim të shëndetshëm dhe cilësor. Çdo njeri që është i hospitalizuar, meriton jo vetëm ndihmë mjekësore, por edhe kushte për qëndrimin dhe rikuperimin.”
Ndani:
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print